Rusia fiton Armeninë (VIDEO)

Pavlyuchenko ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes së sotme të luajtur ndërmjet Armenisë dhe Rusisë ku sulmuesi Rus ka shënuar jo pak por tre herë në portën e kundërshtarit.
Një ndeshje plot emocione në të cilën miqtë kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 25′ me anë të Pizzellit por nuk ka zgjatur shumë gëzimi i tyre pasi Pavlyuchenko ka barazuar gjithçka në minutën e 26'.
Me fillimin e pjesës së dytë Pavlyuchenko shënon edhe dy herë të tjera në minutat 59′ dhe në minutën e 73′ me anë të një 11-metërshi./zoneelire.blogspot.com/






No comments:

Post a Comment