
OBSH, e cila më përpara nuk kishte pranuar asnjë lidhje midis përdorimit të telefonit celular dhe kancerit, e ka ndryshuar qëndrimin e saj duke thënë se rrezatimi i telefonave përbën një rrezikshmëri kancerogjene, por shpreh nevojën për studime të tjera. iPhone renditet në mesin e listës së nivelit të rrezatimit të telefonave, e cila është hartuar nga Environmental Working Group. Telefonat e mençur të Apple kanë një tregues mesatar SAR (shpejtësia specifike e thithjes), i cili mat sasinë e rrezatimit që absorbohet nga trupi i njeriut prej telefonave.
Telefoni me rrezatimin më të ulët ishte LG Quantum, ndërsa Motorola Bravo dhe Droid 2 Global vlerësohen me nivelin më të lartë të rrezatimit.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment