Rruzulli tokësor në një ekran sferik! (VIDEO)

Nëse doni të dini si duket bota nga hapësira, tashmë këtë jua mundëson teknologjia.
Ekrani i parë sferik i teknologjisë OLED u zbulua në muzeun kombëtar të shkencës dhe inovacionit të Tokios dhe në të vërtetë është mbresëlënës.

Ekrani-glob 6 metërsh, përbëhet nga 10.362 sipërfaqe të vogla OLED dhe secila prej tyre ka përmasa 96×96 mm. Globi ka mundësinë të shfaqë lëvizjen e Tokës nëpërmjet një sateliti që përdoret për qëllime meteorologjike dhe pamjet që do të ndiqni në videon që vijon, janë me të vërtetë impresionuese.

Nëpërmjet ekranit touch-screen, vizitorëve u jepet mundësia të fokusojnë në zona të ndryshme të planetit dhe të dallojnë fenomenet ekstreme atmosferike por edhe për të krijuar nëpërmjet një mjeti interaktiv, hartat e tyre.(albanews.gr)




No comments:

Post a Comment