Përjashtohet nga shkolla pasi mbante rasta

Një 11-vjeçar është përjashtuar nga shkolla në vitin 2009, pasi i mbante flokët rasta, një model i cili ishte i ndaluar në institutin katolik të cilin e frekuentonte, pasi lidhej me bandat kriminale të “suburbs”.
Gjithçka ka ndodhur në Londër, ku gjykata e lartë e drejtësisë faktikisht i ka dhënë të drejtë djaloshit me origjinë afro-karaibike, tashëm 13-vjeç, i cili më pas u ka ngritur padi St. Gregory’s Catholic Science College.

“Janë shumë afro-karaibianë për të cilët ky lloj modeli flokësh është pjesë e identitetit të tyre etnik”- bëri të ditur gjykatësi Collins duke e korrigjuar vendimin e dhënë nga shkolla, i cili gjithashtu shtoi se diçka e tillë përbënte një “gabim të paqëllimshëm”, por që nuk duhet të përsëritet asnjëherë pasi bëhet fjalë për “diskriminim racist indirekt”./zoneelire.blogspot.com/





No comments:

Post a Comment