Vdiq deputetja Nekibe Kelmendi.

Pas një sëmundje të rëndë në disa muaj të fundit, të dielën ka vdekur deputetja në Kuvendin e Kosovës, Nekibe Kelmendi. Në qeverinë e kaluar të Kosovës, Kelmendi ishte ministre e Drejtësisë, si dhe ka kryer funksione të larta partiake në LDK.
Në vitin 1999, ditën e parë pas fillimit të bombardimeve, forcat okupuese serbe ia vranë bashkëshortin, avokatin e njohur dhe aktivistin e të drejtave të njeriut, Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e saj, Kushtrim e Kastriot Kelmendi.





(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment