Rritet skandali në Itali, del në pah emri i De Rossit

 
Gjithnjë e më shumë po merr përmasa gjigante skandali i trukimit të ndeshjeve që ka tronditur sërish futbollin italian.Pas arrestimit të shumë personave të botës së futbollit italian, tashmë po dalin edhe emra të njohur si De Rossi.

Sipas dëshmive, në dijeni për trukimet dhe rol në baste ka patur edhe mesfushori i Romës dhe i kombëtares italiane, De Rossi. Emri i tij ka dalë në dritë nga dëshmia e Marco Paolonit.

Gjithsesi, hetuesit nuk japin detaje të mëtejshme për rolin e mesfushorit Romanist në trukimin e ndeshjeve. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment