BE kritikon Rusinë për “veton” ndaj perimeve europiane

 
Komisioni Europian e ka cilësuar si “të tepruar”, vendimin e Rusisë të ndalojë importin e perimeve të freskëta nga vendet e BE-së për shkak të bakterit vdekjeprurës.

Zëdhënësi i Komisionit Europian, Frederik Vinsent tha se komisioneri për shëndetësi, Xhon Dalli, ka ndërmend t’i dërgojë Moskës brënda ditës një notë proteste.

“Autoritetet shëndetësore evropiane nuk ia dolën që të zgjidhin situatën. Kjo tregon se ata nuk janë të zotë dhe iu mungojnë mekanizmat për të hulumtuar këtë fenomen”, tha kreu i Agjencisë ruse për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Genadi Onishçenko.

Ndërkohë, hetuesit europianë të sigurisë së ushqimit ende po mundohen të përcaktojnë shtrirjen dhe burimin e shpërthimit bakterial, i cili ka shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe sëmundjen e më shumë se 1000 të tjerëve, kryesisht në Gjermani.

Autoritetet gjermane, fillimisht kishin thënë se kastravecët me bakterin vdekjeprurëse ishin importuar nga Spanja, por pas testeve që u zhvilluan u konstatua se epideminë nuk e shkaktuan kastravecët spanjollë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment