Rritet papunësia në SHBA

 
Një ndalim i ashpër dhe i papritur i tregut të punës është regjistruar në muajin Maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që mes amerikanëve të ringjallet frika për një rënie të dytë në recension.

Sipas medieve amerikane, muajin e kaluar ishin krijuar 54 mijë vende të reja pune, krahasuar me 232 mijë që ishin krijuar një muaj më parë.

Ndërsa shifra e papunësisë është rritur në 9.1 për qind, nga 9 për qind që ishte në muajin Prill, duke shënuar nivelin më të lartë të vitit.

Shifra në fjalë ka bërë që të dështojnë parashikimet e analistëve të ekonomisë, të cilët vlerësonin se shifra në fjalë do të binte në kuotën 8.9 për qind.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment