“Pas golit me gërshërë në City, kam shkuar në shtëpi dhe kam luajtur online, duke e mposhtur Lescottin edhe në videolojë. Ishte një ditë e madhe për mua, si në fushën e vërtetë, ashtu edhe në videolojë”, thotë Rooney.
Se përfaqësuesi anglez është lojtar që i pëlqen videolojërat online, kjo dihet. Në të kaluarën, ai luante online kundër Cristiano Ronaldos, ndaj së cilit fitonte rregullisht. Ky është një pasion i kamotshëm i ish-futbollistit të Evertonit. “Që kur isha i vogël, e krijoja veten në lojë. Tash mund të luaj me vetveten dhe ta kaloj kohën”, shtoi Rooney.
Edhe mbrojtësi i Cityt, Lescott duket se është lojtar serioz. “Wayne më ka mësuar të luaj FIFA, por mund të themi se nxënësi e ka kaluar mësuesin. Aaron Lennon e John Terry mund ta dëshmojnë këtë, e kam mposhtur Rooneyn”, thotë Lescott.
Sulmuesi historik i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, i cili tash e udhëheq ekipin Molde në atdhe, e përdor FIFA-n për t’i njohur më mirë kundërshtarët dhe për t’i përgatitur ndeshjes.
Kurse, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, po ashtu është lojtar i rregullt i kësaj videoloje. “Më kanë ndërtuar mirë, por ndoshta paksa me mungesë fuqie. Në realitet, unë jam i fuqishëm”, tha francezi.
(gazetaexpress.com)
No comments:
Post a Comment