Ronaldua i thotë sot lamtumirë futbollit

Ylli i futbollit brazilian është i etur të luajë në ndeshjen e sotme miqësore kundër Rumanisë dhe shpreson të gjejë rrjetën në paraqitjen e fundit ndërkombëtare.

34-vjeçari u pensionua nga futbolli profesionist në shkurt dhe do t’u thotë lamtumirë fansave brazilianë gjatë ndeshjes së të martës, e cila do të jetë ndeshja e tij e 98-të me kombëtaren e Brazilit.

“Jam shumë, shumë i shqetësuar dhe ende i tronditur. Do të jetë ëndërr nëse shënoj një gol. Jam shumë i lumtur që po e mbyll këtë pjesë të jetës time me ekipin kombëtar. Nuk kam asgjë të dëshmoj. Vetëm dua të falënderoj njerëzit brazilianë për mbështetjen e pakushtëzuar”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit.

Trajneri i kombëtares braziliane, Mano Menezes, do ta inkuadrojë sulmuesin legjendar në pjesën e parë dhe do t’i japë 15 minuta kohë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment