Bakteri E-Coli, më e keqja ka kaluar tashmë

Pasi terrorizoi botën për disa ditë, duket se më e keqja e bakterit vrasës E- Coli, ka kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Daniel Bahr. Ai tha se ka vend për optimizëm. Sëmundja vrasëse mori jetën e 25 njerëzve në Gjermani dhe infektoi dhjetëra të tjera jashtë këtij vendi. Ende nuk është kuptuar se cila ishte origjina e bakterit, domatet, kastravecët, sallata apo bishtajat. Megjithatë në Gjermani ngelet akoma në fuqi paralajmërimi për perimet. Ndërkohë, shumë shtete janë ankuar dhe kërkojnë dëmshpërblim pasi ekonomisë së tyre iu është shkaktuar një dëm i madh pas ndalimit të importit të perimeve.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment