Porshi i bën meshkujt më tërheqës

Studiuesit në Universitetin e Texas-San Antonio thonë se meshkujt që kanë një makinë Porsh janë të interesuar në lidhjet afat-shkurtra me femrat.

Autorja kryesore e studimit Jill Sundie tha se pavarësisht se femrat pëlqejnë më shumë meshkuj të tillë për një takim, mashkulli me një makinë Porsh nuk ishte i preferuar si një partner për martesë.

Në studimin që përfshiu 1,000 femra, studiuesit zbuluan se femrat i pëlqejnë meshkujt që kanë zgjedhur një produkt luksoz që bie në sy, të tillë si një Porsh, dhe se ata ishin më tërheqës se sa i njëjti person që kishte blerë një artikull jo-luksoz, të tillë si një Honda Civic.

Megjithatë studimi tregoi se femrat arrinin ta kuptonin nga shpenzimet lukzose të mashkullit që ai nuk ka interes në një lidhje afat-gjatë.

"Njerëzit mund të mendojnë se të mbajnë gjëra që bien në sy i bën ata më tërheqës si një partner në një lidhje, por në fakt, shumë meshkuj po i dergojnë femrave një mesazh të gabuar" tha Daniel Beal, bashkë-autor i studimit. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment