River Plate pranë rënies nga kategoria

River Plate, një nga skuadrat me më shumë tituj kampion në Argjentinë është pranë rënies nga kategoria.

Këtë fundjavë ata janë mundur 2-1 në fushën e vet nga skuadra e Lanus. Kështu ekipi i drejtuar nga Huan Hoze Lopez është i detyruar të fitojë të mërkurën ndeshjen play off ndaj Belgrano, e vetmja mënyrë për të evituar zbritjen në një kategori më poshtë, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë në 110 vite të historisë së këtij klubi.



Në fund të ndeshjes tifozët e irrituar kanë hedhur sende të forta në fushë, ndërkohë që është dashur ndihma e policisë që futbollistët e River Plate të futeshin pa dëmtime në dhomat e zhveshjes.
Kjo skuadër 110 vjecare ka në palmarrësin e vet 33 tituj kombëtar dhe 5 kupa ndërkombëtare.
(lajmepress.com)

No comments:

Post a Comment