Aniston dhe Theroux, të fejuar?

Në fillim të këtij muaji, Justin Theroux ka folur për herë të parë publikisht për romancën e tyre. Por marrëdhënia e Jennifer Aniston me Justin Theroux duket të jetë mjaft serioze - veçanërisht nga unazat që kanë zgjedhur të mbajnë.

Ylli i serialit Friends, 42 vjeçare, filloi të mbante një unazë ari në gishtin e dorës së majtë disa javë më parë dhe tani Theroux, 39 vjeçar, ka ndjekur shembullin e saj.

Çifti është vënë re në New York, javën e kaluar, duke mbajtur unazat të cilat mund të shiheshin lehtësisht nga të gjithë.

Megjithatë, deri në mbrëmjen e së dielës, nuk ka pasur konfirmime nga çifti nëse ata janë fejuar.

"Theroux po jeton me të në shtëpinë e saj në Los Angeles. Dhe Aniston po e prezanton atë si të dashurin e saj" tha një burim për Us Weekly. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment