E rrallë, fëmija rrëzohet nga kati i 8 dhe qëndron te kondicioneri (Foto)

Një 3-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, pasi ra nga kati i tetë i një pallati dhe është ndalur në kondicionerin e katit të shtatë.

Ngjarja ka ndodhur në Pekin. Fëmija ka qenë i vetëm në shtëpi dhe ka dalë në dritare. Prej andej është rrëzuar në parvaz dhe ka rënë deri në katin e shtatë, ku është penguar nga hekurat që mbanin kondicionerin.

Fqinjët thanë se ishin tmerruar nga britmat e fëmijës që kërkonte ndihmë. Fillimisht u njoftua policia, por kur e panë se po vonohej, ata vendosën ta merrnin vet situatën në dorë.
Ndërkohë që thirrjet janë dëgjuar deri në katin e parë. Dy të rinj që punoni në një dyqan janë ngjitur në apartament dhe janë kapur jashtë ballkonit, deri sa e kanë marrë fëmijën.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment