Ristani përjashton një tjetër vëzhgues të PS. Rrëfimi: Na bënin presion të mos raportojmë shkeljet

Kryetari i KQZ ka përjashtuar një tjetër vëzhgues të Partisë Socialiste. Ndërkohë më herët u përjashtua një tjetër vëzhguese e PS. Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Genci Gjoncaj tha se nuk mund të përjashtohen vëzhguesit.
Arben Gjino u përjashtua në orët e mbrëmjes pas një debati me Ristanin.
Më herët ishte përjashtuar vëzhguesja e PS.
Anila Cobani që prej së shtunës ka vëzhguar cdo kuti që hapej në tavolinën e saj. Por leximi gabim i kodeve në procesverbal nga ana e saj ka marrë menjëherë statusin e të padëshiruarës në këtë proces nga kryetari i KQZ, Arben Ristani, i cili e cilësoi si një veprim të qëllimshëm.
Vetëm disa orë pas largimit të saj nga KQZ ne u takuam me zonjën Cobani, e cila sqaron me detaje atë që ndodhi.
“Në tavolinë kisha një procesverbal që s’i përkiste numrit 2, ngrita dorën për ta kontestuar, por zoti Ristani paraqiti një pretendim tjetër dhe në kohën kur unë doja të sqaroja mu hoq zëri i mikrofonit dhe u votua”, deklaron Cobani.
Zonja Cobani thotë se e gjithë kjo situatë i krijoi një revoltë të brëndëshme, por tashmë është e detyruar t’i bindet vendimit të KQZ-së.
“U përmbajta për të mos shprehur revoltë, sepse pastaj do vinte po një vëzhgues i PS që do kryente detyrën sipas ligjit”, shprehet vëzhguesja e shkarkuar.
Pavarësisht se vëzhguesit e partive politike nuk kanë ndonjë rol qëndror në procesin që po ndodh në KQZ, përvec atij të observimit cfarë ka në kuti, sipas zonjës Cobani ajo dhe kolegët e saj socialistë i janë bërë presion.
“Ka pasur presione që ditën e parë. Na përmendeshin punët e familjarëve tanë, problemet e tyre në gjyqe, cështje pronësie, etj. Presionet bëheshin kryesisht nga vëzhguesit e PD dhe ne ia kemi bërë me dije Ristanit”, shton Cobani.
(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment