VERTETOHET VJEDHJA E BASHES/ Në 640 kuti Rama tre vota para, në 117 kutitë e 14 majit Basha 91 vota para

Rinumërimi i votave të hedhura gabim nxjerr në pah mashtrimin e madh elektoral menjëherë pas 14 Majit pasi Edi Rama u shpall fitues me dhjetë vota. Në mbrëmjen e 14 Majit Berisha filloi të belbëzonte për sinjale se disa vota të hedhura gabim, rreth 90 sipas tij, janë parë në disa kuti për minibashkitë dhe duheshin numëruar. Tri ditë më pas pandehma e tij mori formë ligjore dhe Ristani nisi procesin e legalizimit të 91 votave që tashmë duket qartazi që kanë qenë të futura në kuti mbasditen e 14 Majit. I dyshuari kryesor për këtë operacion ngelet....
..... operatori që ka prodhuar fletët e votimit dhe kutitë e votimit, por autor real i masakrës është Sali Berisha.

Nëse i hedhim një sy probabilitetit të 640 kutive numëruara deri dje mbasdite rezulton se Rama është tri vota para Bashës, çka ndjek rrjedhën logjike të votimit të përgjithshëm, edhe pse kutitë janë me të njëjtat pasaktësi skandaloze sa ato gjatë procesit. Duke ruajtur trendin normal të votimit të përgjithshëm këto kuti nxjerrin zbuluar rezultatin e 117 kutive të numëruara me kërkesë të PD, në të cilat Lulëzim Bashës ju shtuan 91 vota duke e çuar në 81 vota diferencën para.

Tani për të theksuar këtë skandal, KQZ bën sikur përfshin në tabelë të rezultateve dhe 81 votat e Lulëzim Bashës, që ishin tek diferenca e nxjerrë nga ai rezultat, por në të vërtetë ai rezultat është goditur nga Kolegji, dhe rezultati real deri tani është Rama 3 vota para Bashës.

Elementi i dytë që nxjerr zbuluar procesin është fakti që dje numëroheshin votat në Njësinë 5, dhe nga inventari i kutisë së kryetarit rezulton se nuk mungojnë aq vota sa janë gjetur jashtë kutive të kryetarit të hedhura gabim çka rivërteton tezën se ato vota janë shtuar.

Opozita duhet të ngrejë padi penale dhe të kërkoj hetim penal fizikisht për ato vota, për të vërtetuar qoftë dhe grafikisht shenjat e atyre që kanë votuar. Në hetim duhet të përfshihet kompania që ka prodhuar fletët e votimit dhe kutitë, e cila është pjesë e shtabit elektoral të Lulëzim Bashës, çka mund të vërtetohet nga faturat e paguara për spotet e lëvizjes Zgjohu, si dhe për aktivitet e fushatës elektorale të PD.




(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment