Investimet janë shkurtuar dhe po kështu shpenzimet, mirëpo llogaritë nuk dalin për qeverinë që shpenzoi të paktën 160 milionë euro për fushatën elektorale dhe zgjedhjet lokale. Ekspertët e FMN-së këshilluan sot me dyer të mbyllura anëtarët e Komisionit të Ekonomisë në Kuvend që të përgatisnin një plan urgjent për shpenzimet dhe rishikimin real të buxhetit.
Financat e qeverisë janë tronditur keq dhe borxhi i jashtëm dhe i brendshëm rrezikon rritjen e mëtejshme duke tejkaluar shifrën e 60 për qind si kufi maksimal.
Mësohet se zgjidhja e vetme mbetet shkurtimi i shpenzimeve të mëtejshme deri në fund të vitit dhe një ulje pagash në administratë dhe te buxhetorët. Komisioni dhe qeveria janë vënë përballë faktit të kryer nëse duan që të mos kalojnë kufirin e borxheve. Një tjetër temë diskutimi kanë qenë borxhet në vendet që nuk janë pjesë e BE-së apo SHBA-së.
Bëhet fjalë për huat e marra nga vendet e Lindjes së Largët, bota arabe dhe që janë kritikuar shumë nga perëndimorët. Aktualisht qeveria ka marrë në 6 muaj 700 milionë dollarë që nuk i siguronte dot si investime nga qeveritë perëndimore, FMN apo Banka Botërore.
(www.ama-news.al)
No comments:
Post a Comment