Ristani nuk e harron vesin e skandaleve, paracakton sërish fitoren e Bashës

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, tha se pavarësisht çfarë vendimi ka marrë Kolegji, nuk pret ndonjë surprizë për shkak KQZ ka parë të gjithë librat e protokollit dhe nuk ka asnjë indicie për votat e hedhura gabim.

Kjo për shkak se Kolegji ka urdhëruar hapjen e materialeve zgjedhore. Këtë gjë e ka bërë KQZ dhe ka nxjerrë ato vota të hedhura gabim që janë nxjerrë nga demokratët sipas një skeme të tyren. Votat e tjera të hedhura gabim janë cilësuar si të pavlefshme dhe me to nuk do merret kush.

Në këtë mënyrë, pavarësisht se Berisha e Basha thonë sa herë dalin që duhet numëruar çdo votë e hedhur gabim, kjo nuk pritet të ndodhë. Janë numëruar vetëm ato vota që iu duheshin demokratët.




(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment