Berisha e Kushtetuesja i përgjigjen Fule, nisin heqjen e mandateve të opozitës

Kritikat e ashpra të komisionerit Stefan Fule, që i nxori zgjedhjet e Tiranës si të vjedhura, kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur një ditë më pas me një mesazh të fortë. Se tashmë ai zotëron dhe Gjykatën Kushtetuese. Vetëm disa ditë pas vendimit për shembjen e Piramidës të marrë nga kjo gjykatë, sot ka ardhur lajmi i dytë i bujshëm, se kryeministri nuk bën asnjë hap pas me çdo lloj kostoje.


Ai jo vetëm vjedh zgjedhjet, por heq dhe mandatet e deputetëve të opozitës me stilin “përça e sundo”. Nuk dihet se si do të pritet heqja e mandatit të deputetit Ilir Beqja pse u përfshi në një tender në bashkinë e Durrësit me firmën e tij private ndërkohë që ishte zgjedhur deputet, por nuk e kishte marrë ende mandatin dhe nuk kishte bërë betimin për shkak të bojkotit të PS-së në 2009.

Madje është interesant fakti se dhe të paktën 5 deputetë të mazhorancës në atë kohë kanë qenë zëvendësministra apo me detyra të tjera dhe janë bërë deputetë, duke kryer të njëjtën shkelje. Nuk dihet cili do jetë qëndrimi i Kushtetueses, por duket se Berisha e ka vendosur se çfarë do të bëjë me opozitën në Shqipëri.

Mesazhi i qartë është ai i kreut të shtetit të Bjellorusisë, Lukashenko, që ka deklaruar se do i masakrojë deputetët opozitarë.



(www.ama-news.al)

No comments:

Post a Comment