Flamuri komunist shqiptar në Bruksel, teksti i plotë i deklaratës së PE

Më postë publikohet teksti i plotë i Letrës së Drejtorit të Protokollit të Parlamentit Europian, François Brunagel dërguar sot, më 16 Qershor 2011, Ambasadores së Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Zonjës Mimoza Halimi.


Në këtë deklaratë, kërkohet ndjesë për vendosjen e Flamurit të gabuar të Shqipërisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel

Drejtoria e Përgjithshme e Presidencës

Drejtori i Protokollit

Bruksel, më 16 Qershor 2011

Shkëlqesisë së Saj, Zonjës Mimoza HALIMI

Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian

Rruga Tenbosh Nr. 30

B – 1000 Bruksel

E nderuar Ambasadore,

Në emrin tim dhe të Shërbimit të Protokollit të Parlamentit Europian, me sinqeritetin më të madh dëshiroj të kërkoj ndjesë për çdo ofendim ose shqetësim të shkaktuar nga gabimi i rëndë i vendosjes së flamurit të gabuar gjatë Takimit të Komitetit të Stabilizim – Asociimit ndërmjet Parlamentit Europian dhe Republikës së Shqipërisë më 15 Qershor.

Ne dëshirojmë të sigurojmë Shkëlqesinë Tuaj se nga ana jonë nuk ka patur asnjë lloj qëllimi për fyerje me dashje dhe se vendosja e flamurit të gabuar ishte një gabim për të cilin ne ndjejmë keqardhje.

Ne dëshirojmë të sigurojmë Shkëlqesinë Tuaj se në të gjitha takimet dhe pritjet e tjera të mëparshme të këtij lloji është vendosur flamuri i duhur dhe ne ju garantojmë se ky gabim i madh nuk do të përsëritet më.

Si unë dhe Shërbimi i Protokollit të Parlamentit Europian dëshirojmë të përfitojmë nga ky rast për t’i ripërsëritur shkëlqesisë tuaj dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, sigurimet e konsideratës tonë më të lartë.

François Brunagel









(www.noa.al)


No comments:

Post a Comment