Ristani: Do të hapim kutitë, riformulojmë tabelat e rezultateve

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor deklaroi sot se me të marrë vendimin e arsyetuar të Kolegjit Zgjedhor, do të hapen të gjitha kutitë e votimit për të numëruar fletët e votimit për kryetarin e bashkisë, që janë hedhur në kutitë e gabuara. Procesi i numërimit mund të zgjasë 1 javë.
Në reagimin e parë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, zoti Arben Ristani deklaroi fillimisht se KQZ ka pasur vullnetin për të numëruar fletët e hedhura në kutitë e gabuara, edhe para se Kolegji Zgjedhor të merrte vendimin e mbrëmshëm.
“Gjatë gjithë procedurës KQZ u ka kërkuar me force partive që të sillnin pretendimet e tyre për t’i shqyrtuar. Ne kemi pasur vullnetin ta bënim këtë punë dhe më përpara se Kolegji të vendosë”- deklaroi kryetari i KQZ, Ristani për gazetarët duke sqaruar se numërimi do të nisë me të marrë në dorë vendimin e arsyetuar të Kolegjit Zgjedhor.
Ristani kërkoi të nënvizonte se KQZ ka certifikuar njëherë kryetarin e bashkisës së Tiranës duke iu referuar vendimit i cili shpall fitues të garës për Bashkinë e Tiranës kandidatin e koalicionit të djathtë “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha me 81 vota para. Sipas kyetarit të KQZ ky është një “proces i mbyllur” dhe situatën aktuale e quajti fazën e “procesit ankimor” ku mund të ketë ose jo ndryshim të rezultatit.
“Do riformulohen tabelat përmbledhëse por ne kemi dhënë një vendim. Ka pasur një certifikimim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Fakti është që ka një proces ankimor në fund të procesit mund të ketë ose mund të mos ketë ndryshim. 
(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment