Airbus zbulon avionin transparent

Ndoshta ky do të jetë avioni me të cilin do të udhëtojmë pas 40 vitesh. Ky projekt është zbuluar në Londër nga ndërtuesit e avionëve "Airbus" dhe thuhet se për personat që kanë frikë nga fluturimi nuk do të jetë një eksperiencë e mirë.

Kabina e këtij avioni do të jetë e tejdukshme dhe ofron një pamje të mahnitshme gjatë fluturimit. Pasagjerët do të mund të shohin çdo gjë gjatë udhëtimit dhe gjithashtu do të kenë mundësi të luajnë disa lojra virtuale. Muret e avionit do të ndryshojnë sipas kushteve të dritës.

Mënyra se si Airbus ka në plan të realizojë "lëkurën e tejdukshme" të avionit mbetet akoma mister. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment