Research Gate, rrjeti social që synon çmimin “Nobel”

Rrjetet sociale duke se po shtrihen dhe po gjejnë mbështetje gjithnjë e më tepër në shumë fusha.

Një shkencëtar i Universitetit të Harvardit Ijad Mahdish pasi hasi në probleme për të gjetur informacion lidhur me një studim që po bënte, vendosi të krijonte një rrejt ku të ftonte të gjithë komunitetin shkencor të publikonte informacione.

Research Gate, është i ngjashëm me Facebook-un por me një mision më serioz: një platformë në internet ku shkencëtarët mund të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të ndajnë praktikat më të mira dhe informacionet rreth punës së tyre të papublikuar. Madish e ka parë idenë e tij – të cilën e pagëzoi me emrin Porta Kërkimore – si një mjet për të bërë më të frytshme punën e shkencëtarëve.

“Qëllimi im është të fitoj çmimin Nobel. Besoj në këtë gjë. Nëse ne mendojmë që Porta Kërkimore do të përshpejtojë kërkimet në fusha të ndryshme, kjo gjë do të sjellë ndryshime të konsiderueshme në punën e shkencëtarëve në të ardhmen. Përfundimisht mendoj se Porta Kërkimore mund të fitojë një çmim Nobel për këtë qëllim në të ardhmen”.- thotë ai.

Deri tani më shumë se 900 mijë njerëz janë regjistruar si anëtar të rrjetit Researcher Gate.

Shkencëtari i rrjetit Gate Founder, Iljad Madisch thotë se faqja e tij në internet do të jetë e vlefshme nëse shkencëtarët e përdorin atë për të ndihmuar njëri- tjetrin. Por nëse kjo faqe kthehet në një rrjet social të domosdoshëm për shkencëtarët , atëherë ai shpreson se ka dhënë një ndihmesë për shkencën shumë më të vlefshme se sa ai mund t’i kishte dhënë asaj si një shkencëtar i vetëm në laboratorin e tij.
(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment