Nanit do t`i pëlqente të punojë me Mourinhon

Anësori i Manchester Unitedit, Nani, ka pranuar se do t`i pëlqente që të stërvitej nga trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, në një të ardhme gjatë karrierës së tij.

E ardhmja e portugezit ka qenë top-temë në javët e fundit, duke qenë se United dëshiron të transferojë yllin e Aston Villas, Ashley Young.

Kjo ka bërë që skuadra të ndryshme të interesohen për shërbimet e portugezit, mes tyre edhe Reali dhe Juventusi.

“Jam mirë te Manchester Unitedi, por është mirë kur dëgjoj se ka klube të tjera që interesohen”.

“A do të më pëlqente të punoja me Mournhon? Po, por tani për tani jam mirë te Manchester Unitedi”, ka deklaruar 24-vjeçari.
(ama-news.al)

No comments:

Post a Comment