Reklamat online shënojnë rritje të paimagjinueshme në Evropë.

Rritje të paimagjinueshme ka shënuar reklamimi online gjatë vitit 2010 në Evropë, ndërkohë që ka shtuar shifrat e reklamimit në total.Më konkretisht, sipas të dhënave të lëshuara dje nga  IAB Europe, shpenzimet e reklamimit online në Evropë gjatë 2010-ës, u rrit me 15.3%, duke arritur në 17,7 miliardë euro, kundrejt 15,3 miliardë euro që ishte në vitin 2009, shumë kjo që përbën 18% të shumës totale të reklamave në të gjitha mediat.

Tregjet me shpenzimet më të mëdha të reklamimit nëpërmjet internetit janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Hollanda, Italia dhe Spanja, të cilat përfaqësojnë 74% të tregut total.

Ndërkohë tregjet e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore përfaqësojnë pothuajse një të dhjetën e totalit (9.8%).

Me një rritje mesatare prej 21.3%, display advertising ka tejkaluar kërkimet (search) si format më i shpejtë dhe më i zhvilluar i reklamimit online në Evropë.

Katalizator për zhvillimin e reklamave online në vitet e fundit, ishte kërkimi (search), i cili u rrit me një mesatare prej 15.1% në 25 tregjet e anketuara.

Sipas studimit, në zhvillimin e reklamave përveç mediave sociale kanë asistuar edhe video-reklamat dhe reklamat e lëvizshme. Në shumë tregje reklamimi u rrit me 20% brenda 2010-ës.

Për sa i përket kërkimit të paguar, vazhdon rritjen dyshifrore, me një mesatare prej 15.1% dhe mbetet kategoria më e madhe e reklamave online, që përfaqësojnë 45% të totalit, krahasuar me 33% të reklamimit display dhe 22% të classifieds/directories.

Reklama Mobile

Këtë vit për herë të parë në raportin përkatës përfshijnë searchet mobile dhe reklamimin nëpërmjet celularit. Është e qartë se zhvillimin e reklamave nëpër celulare e ka ndihmuar dhe përhapja e gjerë e celularëve smartphones dhe tablet.

(albanews.gr)



No comments:

Post a Comment