Lirohet nafta për shkak të krizës greke.

Çmimet e naftën në tregun e Londrës ka shënuar rënie nën 113 dollarë për shkak të shqetësimeve të investuesve lidhur me krizën e borxhit të Greqisë, dhe është në rrugë të mirë që të shënojë rënie prej pesë për qind në këtë javë.
Një barel i naftës së papërpunuar në Londër është liruar për 2,97 dollarë dhe tash kushton 111,05 dollarë, ndërsa në tregun amerikan nafta ka rënë për 2,83 dollarë, në 91,12 dollarë, për t’u “rikuperuar” më vonë në 93,49 dollarë.
“Greqia do të vazhdojë të bëjë presion ndaj çmimeve të naftës edhe javën e ardhshme. Ky është problem sikur në rastin e Lehman Brothers në vitin 2008 – jeni të vetëdijshëm dhe nuk mund të shihni zgjidhje”, ka thënë Olivier Jakob nga kompania konsultuese “Petromatrix”.
Agjencia ndërkombëtare për energjetikë IEA në raportin më të ri mujor ka ngritur vlerësimet për sasinë e nevojshme të naftës të vendeve anëtare të OPEC-ut për këtë vit për 400 mijë barela në ditë, në 30,1 milionë barela naftë në ditë.
Në takimin e fundit të OPEC-ut nuk është dhënë “drita jeshile” për ngritjen e prodhimit pavarësisht thirrjeve të Perëndimit që të bëjë një gjë të tillë.
Ndërkohë, OPEC njoftoi se çmimi i një bareli naftë në rafineritë e saja dje ka rënë për 3,07 dollarë krahasuar me një ditë më herët dhe kushton 109,55 dollarë.

(rtv21.tv)



No comments:

Post a Comment