Genta Ismajli: Kam guxim të arrij atë që dua

Sapo ka hedhur në treg albumin e saj më të ri dhe që në ditët e para të publikimit duket se po provon një sukses të madh.
Fjala është për guximtaren Genta Ismajli, e cila këtë herë ka bërë një gjetje interesante për titullin e albumit të saj. E ka quajtur pikërisht “Guximi” albumin e ri, kosovarja e suksesshme duke u nisur nga titulli i një kënge që do të jetë gjithashtu pjesë e tij. Vetë Genta tregon për faqet e suplementit të verës se aktualisht është duke xhiruar për klipin e dytë që do të shkojë paralelisht me lançimin e këtij albumi. Është vetë kënga nga e cila i është vënë emri albumit, ajo për të cilën po realizohet klipi i radhës. Klipi i parë që u publikua nga kjo CD, ishte ai i këngës “Pa ty”, me kompozitor Flori Mumajesin. Këngëtarja e suksesshme vinte në një stil të ri, të paprovuar më parë, që ishte pikërisht ‘rock balade’. Klipi i kësaj kënge u komentua shumë mirë nga fansat dhe madje në një votim ‘online’ në internet është vlerësuar si klipi i realizuar më bukur, nga këto që janë publikuar deri tani.




Promovimi

Party-n e promovimit të albumit e ka realizuar në Zvicër, në një nga diskotekat më të mëdha atje…Genta tregon për ne se pjesëmarrja ishte shumë e madhe dhe atmosfera e krijuar ishte fantastike…”Jam kënaqur pa fund atë ditë, pashë aq shumë njerëz që kishin ardhur enkas për mua, ishte e jashtëzakonshme dhe unë dhashë maksimumin”, tregon këngëtarja Ismajli për ne.
Albumi
Më në fund albumi i saj i shumë përfolur tanimë është në duart e fansave të saj. Një album me këngë të bukura e të kërcyeshme, i cili është pritur mirë nga i gjithë publiku. Këngën që çel këtë album këngëtarja është duke e realizuar edhe klip dhe premton që do ta publikojë përpara se ky muaj të shkojë. Kënga e re “Guximi” trajton si subjekt një çift që pëlqehet në të cilin djali nuk ka guximin t’i tregojë vajzës ndjenjat që ka karshi saj. Megjithatë Genta na thotë se “guximin e lidh edhe me pjesë të tjera në jetë, ai është i nevojshëm në çdo aspekt dhe unë personalisht e kam gjithnjë guximin që të arrij atë që dua”, – rrëfen ajo. Klipi është plotësisht i vërtetë. Genta ka realizuar një ‘party’ nga ku i ka filmuar të pranishmit, pa dijeninë e tyre. Ndërsa Genta na zbulon këto detaje ekskluzive ne jemi gjithë sy e vesh duke pritur risinë e radhës nga këngëtarja.


Pushimet

Nëse mendoni se VIP-at kanë mundësi më shumë se çdokush tjetër për të bërë pushime, e keni gabim. Të paktën kjo nuk është e vërtetë për këngëtarët, ose më saktë për këngëtarë të tillë si Genta Ismajli që gjatë gjithë verës janë të angazhuar me koncerte kudo në trevat shqipfolëse. Genta thotë për ne se gjatë gjithë verës do të jetë e angazhuar me koncerte dhe e ka të vështirë të gjej një periudhë për të pushuar. “I kam thuajse të gjitha datat e zëna me koncerte dhe do ta kem shumë të vështirë për të pushuar këtë vit, ndoshta diku nga shtatori mund të gjej pak kohë”, – shton më tej ajo.






Sa i përket jetës private Genta 
Imajli tregon se nuk ka të reja, ‘vazhdoj të jem singëll dhe ndihem shumë mirë kështu’, përfundon ajo rrëfimin për faqet e verës. Duke i uruar sa më shumë suksese në karrierën e saj artistike, ne e mirëpresim të kënaqur më 25 qershor në Tiranë këngëtaren Ismajli, pasi ajo do të mbajë një koncert në një nga diskotekat më të mëdha këtu.
























(vipat.info)


No comments:

Post a Comment