Regjistrimi, AK: Peticioni në Kuvend, të mërkurën

Aleanca Kuq e Zi do të paraqesë të merkuren në ora 10.00 në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, peticionin e mijëra qytetarëve shqiptarë kundër regjistrimit mbi baza etnie e feje. Vendimi është njoftuar sot, pas asaj që ministri Genc Pollo ka sqaruar gjerë e gjatë në “Panorama” se regjistrimi do të nisë në muajin tetor.

Sipas AK dërgimi i peticionit në Kuvend është mënyra e vetme demokratike për të frenuar një proces, i cili është imponuar nga jashtë dhe ka rrezik të destabilizojë të ardhmen politike të Shqipërisë.

“Aleanca KuqeZi ka ndjekur me shqetësim të thellë deklaratën zyrtare të Ministrit Genc Pollo mbi vendimin për të mos u tërhequr nga regjistrimi popullsisë mbi bazat e vetëdeklarimit etnik dhe fetar”- thuhet në deklaratë.

Sipas AK, vendimi deklarohet në një kohë kur elita e intelektualëve shqiptarë kanë nënshkruar peticionin kundër regjistrimit etnik dhe fetar dhe kur të gjitha komunitetet fetare janë shprehur kundër këtij lloj rregjistrimi si shkak i cili mund të prish bashkëjetesën fetare.


(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment