Moratti për United dhe City: Harrojeni Sneijderin dhe Eto’o

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se lojtarët e tij, Samuel Eto’o, Sneijder dhe Douglas Maicon nuk do të largohen nga klubi gjatë kësaj vere.

Të gjithë këta lojtarë kanë qenë të lidhur me një largim nga Interi ndërsa holandezi, Sneijder ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United kunddrejtë Eto’os i cili ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea dhe Manchester City.

“Ajo çfarë mund të them unë është se kam biseduar me Maicon, Sneijder dhe Eto’o dhe të gjithë ata më kanë thënë mua se dëshirojnë të qëndrojnë te Interi”, tha Moratti për La Gazzetta dello Sport.



(lajmesport.com)

No comments:

Post a Comment