Oracle kërkon deri në 6 miliardë $ në padinë ndaj Google-it

Raportohet se Oracle po kërkon midis 1.4 miliardë dhe 6.1 miliardë dollarë në padinë e tij kundër Google, si një kompensim për shkelje të patentave.

Oracle e ka ngritur padinë vitin e kaluar në 2010, ku kompania akuzoi Google-in për shkeljen e disa patentave të tij në sistemin operativ të telefonave Android.

Gjykatësi William Alsup në SHBA, i kërkoi Google-it të zbulojë dëmet për publikun, dhe kjo ka bërë që kampi i Oracle të ndihet i kënaqur.

Oracle kishte argumentuar më parë se Google është vonuar qëllimisht në lirimin e dëmeve të mundshme. 




(albeu.com)

No comments:

Post a Comment