Ramos drejt largimit nga Reali

Sergio Ramos mbrojtësi i Real Madridit duke se tashmë nuk ka ndërmend të qëndrojë tek galaktikët pasi ato deri tani nuk i kanë rritur të ardhurat vjetore ashtu siç ishte bërë marrëveshja.

Tashmë duket qartë se marrëveshja e tyre i ka ardhur fundi pasi këtë gjë e ka konfirmuar vetë lojtari pasi ka thënë se nuk kam ndërmend të rri të luaj tek një ekip i cili nuk respekton kontratën.

"Edhe pse kam luajtur me Real Madridin ka qenë se ishte skuadra më me shumë trofe në botë dhe më e mira në Europë. Por kur bëhet fjalë për mos respektim kontrate atëhere unë nuk kam ndërmend të rri as edhe një minutë më shumë tek ky ekip", tha Ramos tejet i revoltuar me drejtuesit e Realit.

Rasmos merr rreth 3 milion euro në vit tek Reali por sipas kontratës ai do të merrte dysfishin e saj në momentin e rinovimit por kjo gjë nuk ka ndodhur gjë që ka prishur marrëdhëniet ndërmjet lojtarit dhe skuadrës Madrilene.

Ramos kërkohej nga skuadra e Interit disa kohë më parë dhe kjo mosmarrëveshje e tyre bën që Interi të rikthehet tek Ramos sërisht. 
(albeu.com)


 

No comments:

Post a Comment