Kirchner synon mandatin e dytë si presidente

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, ka paralajmëruar kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale më 23 tetor.

“Do të rikandidoj për t'u zgjedhur”, tha ajo në një fjalim televiziv.

Hapi ishte pritur.

Sipas sondazheve të fundit, presidentja aktuale e Argjentinës ka gjasa të mira për të fituar.

E veja 58-vjeçare dhe pasardhësja e presidentit, Nestor Kirchner, pati pritur gati deri në momentin e fundit për të bërë të ditur kandidaturën e saj.

Afati për regjistrimin e kandidatëve për postin më të lartë shtetëror mbaron të shtunën.

Konkurrenti më i ashpër në luftën për postin presidencial është kreu i një koalicioni të qendrës, Ricardo Alfonsin, i biri i ish-presidentit Raul Alfonsin.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment