Qumështi zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë

Është zbuluar se qumështi dhe kalciumi në ushqim zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit.

Kanceri i zorrës së trashë në masë të madhe mund të parandalohet me ushtrime të rregullta, mbajtjen e peshës normale trupore në mënyrë konstante dhe konsumimin e ushqimit që përmban pak mish të kuq, dhe shumë pemë, perime dhe drithëra.

Është zbuluar se qumështi dhe kalciumi në ushqim zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit. Kalciumi pengon rritjen e shtuar të qelizave në sistemin e zorrëve.

Njerëzit të cilët futin në organizëm sasi më të madhe të kalciumit (afër 900 miligramë në ditë) janë për 21% më pak të rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë. Megjithatë, duhet të keni kujdes që të mos e teproni me kalcium, sepse disa studime të tjera kanë gjetur lidhshmërinë e konsumimit të madh të kalciumit dhe rrezikut për shfaqjen e kancerit të prostatës!


(femina.al)

No comments:

Post a Comment