Dieta për personat që vuajnë nga verdhëza

Hepatiti ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore, sëmundja e verdhëzës, bën pjesë në grupin e sëmundjeve virale që dëmtojnë mëlçinë. Llojet më të shpeshta të hepatitit janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C.

Të sëmurëve që vuajnë nga verdhëza u këshillohet të përdorin ushqime sa më të lehta për t’u tretur dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Këta të sëmurë duhet të konsumojnë sa më tepër qumësht, të cilit duhet t’i jetë hequr yndyra dhe më pas të jetë ëmbëlsuar me sheqer. Ushqime të tjera që përmirësojnë shëndetin e tyre janë: kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supat e ndryshme të gatuara me bimë barishtore, mish të zier pa dhjamë ose biftek, e bardhë e vezës, si dhe fruta të ndryshme. Është pak ë vështirë që kjo sëmundje të kapet që në fazat e para të shfaqjes.

Shpesh të sëmurët mund të mos kenë simptoma të sëmundjes, ose ato mund të jenë shumë dhe nuk lënë shkas të dyshosh për këtë sëmundje. Virusi mund të jetojë në organizëm pa ndonjë simptomë të dukshme me kohë të tëra, ndërkohë që vazhdon të sulmojë mëlçinë. Pasojat afatgjata të hepatitit mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, shfaqje të kancerit në mëlçi deri në humbje të jetës. Duhet pasur kujdes, nëse shenjat e një hepatiti të mprehtë, vazhdojnë mbi 6 muaj atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik.

I sëmuri që vuan nga hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën krahun e djathtë të brinjëve. Kjo dhimbje nuk është shumë e fortë, por e mundon të sëmurin. Të sëmurët nuk kanë oreks, ndiejnë dobësi të përgjithshme, si dhe çrregullime të aparatit tretës. Lëkura e tyre është e zbehte dhe e verdhë, herë-herë kanë dhe shfaqje të njollave të zeza. Sipas mjekeve, këto janë shenja që tregojnë zhvillim të sëmundjes.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment