Pasqyra gjigante në qiell për të luftuar ndryshimet klimaterike

Pasqyra të mëdha që reflektojnë dritën e diellit në hapësirë janë një nga masat që po konsiderohen për të luftuar ndryshimet në klimë. Raporte nga OKB-ja kanë zbuluar masat që po merren në konsideratë për gjeo-inxhinierinë, që do të diskutohen në një takim në Peru javen e ardhshme.

Masa të tjera të detajuara në dokumente, të shikuara nga The Guardian përfshijnë prodhimin e kulturave të lehta dhe përdorimin e tallashit të hekurt për oqeanet në botë.

Idetë e tjera të shkencëtarëve të përfshirë në propozime, të cilët janë gjithsej 60, kanë të bëjnë me hedhjen e ujit të detit në re si një masë reflektuese si dhe lyerjen e rrugëve dhe tarracave me te bardhë.

Megjithatë, ka shqetësim mes këtyre shkencëtarëve që edhe pse planet e tyre funksionojnë mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme për shkak të pasigurisë që rrethon teknologjinë.

Raporti gjithashtu detajon edhe se si OKB dhe vendet e zhvilluara po diferencohen për të arritur një marrëveshje para bisedimeve.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment