Qan duke treguar se sa i dëshiron macet! (VIDEO)

Quhet Debbie dhe ka regjistruar vetën për ta postuar në internet – për të gjetur një partner.

Ajo gjatë xhirimit e pranoi se kjo ishte hera e parë që kërkon partner përmes internetit dhe që po ndihet shumë nervoze.

Pasi ajo tregoi se studion në Universitetin e Villanova-s, ajo tha se i do macet dhe më pas i shpërthyen lotët.

“Më vjen keq, por unë i dua macet,” tha ajo duke u munduar të qetësohej. Ajo arriti të qetësohej për disa sekonda dhe më pas përsëri i shpërthyen lotët.

Video e saj shpjegon më detajisht se për çfarë bëhet fjalë dhe interesimi ishte shumë i madh – e klikuan mbi 5 milion vizitorë në Youtube./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment