VV: Dëshmorët janë të kombit, jo të pushtetit

Lëvizja Vetëvendosje (VV) në Malishevë ka zëvendësuar foton e kryetarit të Komunës së Malishevës të vendosur në qendër te qytetit, me flamurin kombëtar. Fotoja e kryetarit të kësaj komune ishte pjesë e bilbordëve të vendosur me rastin Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve.

Sipas një komunikate të Lëvizjes Vetëvendosje, Dega në Malishevë, ky aksion është realizuar sepse:

“Konsiderojmë se është një provokim, që u bëhet qytetarëve të Komunës së Malishevës në prag të përvjetorit të çlirimit dhe ditës dëshmorëve, duke u përpjekur që kjo datë e shënuar t’i atribuohet kryetarit të kësaj komune”.

“Konsiderojmë, se është e padrejtë që me paratë e qytetarëve të bëhen abuzime te tilla nga kryetari që më së paku ka të drejtë të thirret në zhvillimin dhe historinë e Malishevës”.

“Foto të tilla i gjejmë vetëm në shoqëritë jodemokratike ku pushteti mendon se ka të drejtë të bëj gjithçka me hapësirën publike e politike, pa vullnetin e qytetarëve dhe madje duke e shkelur në mënyrë sistematike atë”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë. 

(Telegrafi,com)

No comments:

Post a Comment