Princ Herri përgënjeshtron zërat për një lidhje me Pippa-n

Princi Herri, vëllai më i ri i princit britanik William ka përgënjeshtruar zërat për një lidhje mes tij dhe motrës së Kate Middleton, dukeshës së Kembrixhit njëherësh bashkëshortja e princit William.

Princi Herri u prononcua për gazetën Daily Mail, gjatë pjesëmarrjes së tij në një koncert Hard Rock në Hyde Park.

“Unë dhe Pippa të lidhur? Po ç’është kjo!…. Unë nuk po takoj askënd në këtë moment. Jam 100 përqind single”, pohoi princi Herri.

Djali më i vogël i princeshës së paharruar Lady Diana vijoi më tej duke thënë se është duke punuar shumë gjatë kësaj kohe.

“E fundmja gjë që arrij të bëj gjatë ditës është të takoj njerëz si edhe të shoh televizor” u konfidoi ai të ftuarve të koncertit Live të grupit britanik VIP Lounge.
(noa.al)



No comments:

Post a Comment