Tërmet i fuqishëm në Indonezi

Një tërmet i fuqisë 6,5 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur të dielën provincën indoneziane Papua, duke shkaktuar panik në mesin e popullsisë, por tash për tash nuk raportohet për viktima ose dëme materiale.

Provinca Papua shtrihet në pjesën perëndimore të ishullit të Paqësorit, Guineja e Re.

Agjencia e Indonezisë për meteorologji dhe gjeofizikë njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 132 kilometrave, ndërsa sipas Agjencisë amerikane për gjeologji fuqia e tërmetit ishte 6,4 ballë dhe epiqendra ishte në thellësi prej 36 kilometrave.

Banorët e qytetit Serui në panik kanë dalë në rrugë, ndërsa tërmeti është ndier edhe në qytetin Enarotali, si dhe në ishullin më të vogël fqinj Biak.
(gazetaexpress.com)



No comments:

Post a Comment