Rihanna rrëzohet në skenë (VIDEO)

Rihanna u rrëzua para mijëra fansave në Kanada ndërsa po performonte hitin e saj "What′s My Name".

Këngëtarja po performonte në Edmonton kur u kthye dhe u rrëzua para 16 mijë fansave në Rexall Place arena. Rihannës nuk iu desh shumë për të marrë veten ndërsa vazhdoi me këngën dhe u ngrit në këmbë.

Këngëtarja 23 vjeçare bëri më të mirën dhe i dha një buzëqeshje fansave të saj. Nuk është hera e parë që Rihanna rrëzohet dhe dihet se nuk do të jetë as e fundit. Por mund të thuhet se Rihanna është një profesioniste dhe nuk do të ndalojë së veshuri ato taka shumë të larta. (albeu.com) 



No comments:

Post a Comment