Presidenti Saleh i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Arabinë Saudite

Sipas agjencisë Reuters presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Arabinë Saudite.

Pas plagosjes së tij nga sulmet e kryengritësve në rezidencën presidenciale në Jemen, u transportua në një spital në Arabinë Saudite ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një cifle plumbi në kraharor.

Ndërkohë një prej anëtarëve të partisë së tij tha se presidenti do të rikthehet në vend në ditët e ardhshme.

Por opozita vendase ka cilësuar largimin e tij nga vendi si fillimin e një epoke të re në historinë vendase dhe ka shprehur vendosmërinë e saj të ndalojë rikthimin në atdhe të Saleh, rrëzimi i të cilit nga pushteti ka hedhur në revolta prej disa muajsh popullin jemen.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment