Tifozët e Galatasarayt peticion për mos largimin e Canës

Transferimi i Lorik Canës te Lazio, që është shumë pranë zyrtarizimit, ka revoltuar tifozët e Galatasarayt, që i kanë dërguar një letër proteste Këshillit administrativ të klubit turk.

Duke parë avancimin e këtij procesi, aq sa sipas mediave italiane, mesfushori shqiptar ka "rezervuar" fanellën me numrin 19 te Lazio, mbështetësit e skuadrës më të madhe turke kanë kërkuar që ai të mos shitet për asnjë çmim.

Tifozët e kanë konsideruar Canën si mishërim të traditave luftarake që ka Galatasaray, por edhe trajneri i ri i kësaj skuadre, Fatih Terim. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment