Policia serbe torturon të riun rom.

Një video e postuar në Youtube.com, ka tronditur opinion e gjerë, ku një zyrtar policor serb shihet duke torturuar një të ri të komunitetit rom. Polici serb ushtron dhunë të rëndë ndaj tij.

Nga ana tjetër, mediet në Serbi raportojnë se Ministria e Brendshme nuk po shpreh keqardhje, por ata janë vënë në kërkim ndaj personit që ka postuar videon.

Zyrtarë brenda policisë së Serbisë madje thonë se kjo video daton qysh para katër vjetësh, ndërkaq Komisioni i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar ngaMinistria e Brendshme e Serbisë që të hetojë rreth rastit në fjalë.

Polici në video shihet duke e goditur atë fillimisht në kokë me kokën e tij, dhe duke i kërkuar që t’i mbyllë sytë duke u frikësuar se do t’ia sheh fytyrën dhe do ta raportojë më vonë.

(gazetaonline.net)




No comments:

Post a Comment