Pesë truke për t'i zgjatur jetën PC-së

Shëndeti i kompjuterit tuaj varet nga ju. Edhe nëse keni blerë modelin më të mirë në qarkullim, keqpërdorimi mund ta dëmtojë rëndë.

Ja pesë rregullat për t'ia zgjatur jetën PC-së.

1.Desktop në rregull-Këshilla e parë është që të pastroni desktop-in. Nëse e përdorni shumë PC është shumë normale që të keni grumbulluar një numër të madh ikonash që të lidhin në një moment me aplikacionet e përdorura më shpesh. Megjithatë bëjini një kontroll dhe hiqni dhe vendosni në një vend tjetër ato më pak të përdorshme.

2.Disk i pastër - Windows përfshin instrumentin e pastrimit të diskut që gjendet në këtë mënyrë Start - All programs-Accessories -System Tools. Më pas mund të shihni vetë mënyrën që doni të pastroni.

3. Organizohuni- Pasi keni bërë pastrimet e para mirë është që dokumentat tuaja t'i keni vendosur nëpër vende të mirëpërcaktuara.

4. Virusi pas porte- Shëndeti i kompjuterit tuaj varet nga prezenca apo rreziku për të marrë viruse.Ndaj është shumë i mirë një antivirus që reagon direkt në rast rreziku.

5. Startup efikas- Ndizni kompjuterin në mënyrë të drejtë duke pritur që programet të hapen të gjitha dhe mos nxitoni. Nëse shihni se ka shumë vonesa atëherë duhet të kërkoni mendimin e specialistit për të mos patur probleme në të ardhmen.

(top-channel.tv) 

No comments:

Post a Comment