Tërmet 7,3 R në Oqeanin Paqësor, alarm për tsunami

Një tërmet i fortë i magnitutës 7,3 të shkallës Rihter është regjistruar sot në Oqeanin Paqësor. Konkretisht, sipas Institutit Amerikan të Gjeofizikës, tërmeti u regjistrua 172 km në lindje të Atka, në Alaska.

Sipas Qëndrës së Paralajmërimeve për Tsunami në Bregun perëndimor të Alaskas, paralajmërimi për tsunami që lëshua është për zonat bregdetare të Alaskës nga Kalimi Unimak deri në Kalimin Amtsitka.

Kjo Qendër vlerëson rrezikun e tsunamit vetëm për bregun perëndimor të Amerikës së Veriut nga kufiri i Meksikës deri në Alaska.

(albanews.gr) 

No comments:

Post a Comment