Përurohet rruga “B” në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, me bashkëpunëtorë, të dielën kanë bërë përurimin e rrugës “B”, e cila lidhet me rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Enver Maloku”.

Mustafa këtë projekt e ka vlerësuar si shembullin më të mirë për atë se çfarë po bënë Komuna e Prishtinës në përmirësimin e jetës së qytetarëve, raportoi RTV 21.

“Jemi këtu me udhëheqësit e dikastereve të komunës, në Ditën Ndërkombëtarë të Mjedisit, ditë kjo që promovon një jetë më të mirë, me ambient më të mirë, infrastrukturë më të mirë, dhe ne po bëjmë çmos që qytetarët e kryeqendrës të kenë parqe më shumë, rrugë më të mira, dhe infrastrukturë të standardeve bashkëkohore”, ka thënë Mustafa.

Projekti për ndërtimin e rrugës “B” faza e parë, së bashku me rrugët lidhëse “Enver Maloku” dhe “Muharrem Fejza” ka një vlerë prej 4.3 milionë eurove.

Pas përurimit të rrugës, kryetari Mustafa ka vizituar parqet në lagjet Ulpiana dhe Taukbahçe, ku në mënyrë simbolike bëri mbëltimin e një druri dekorativ me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment