Përhapja e E.colit, dyshime për farat e perimeve.

Zyrtarët gjermanë tani thonë se fara të perimeve që janë rritur në Gjermani dyshohet se janë shkaktarët e përhapjes së bakteries E.coli në tërë Evropën.

Përphapja e kësaj bakterie deri më tani ka marrë jetën e 22 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë të tjerë, kryesisht në Gjermani.

Ministri i Agrikulturës në Saksoninë e Poshtme, Gert Lindenman, ka thënë se testet e para kanë zbuluar që farat e fasules dhe farë të tjera nga një fermë organike në rajonin e Ylcenit, në mes të qytetit të Hamburgut dhe Hanoverit, mund të jetë vendi i origjinës së infektimeve me E.coli.

Farat e dyshuara raportohet se janë dërguar në restorane në disa qytete të Gjermanisë. Zyrtarët gjermanë mendojnë që përhapja e bakteries mund të jetë e lidhur dhe me fermat në Spanjë.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment