Kolegji pritet të zbardhë sot vendimin për Tiranën.

Kolegji Zgjedhor pritet të zbardhë sot vendimin e 3 qershorit për pushimin e çështjes, që kishte si objekt kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte KQZ-në për vlerësimin e fletëvotimeve të kontestuara për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Vendimi i Kolegjit u dha të premten në 3 qershor duke lënë në fuqi rezultatin e dalë nga KQZ për Tiranën ku u shpall fitues me 81 vota kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha.
Ky vendim pritet të zbardhet në referencë të nenit 158/6 në Kodin Zgjedhor, që sanksionon se Kolegji Zgjedhor është i detyruar ta zbardhë vendimin jo më vonë se tre ditë nga dhënia e tij, që nënkupton ditën e sotme.
Kolegji zgjedhor rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, që kontestonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vlerësimin e votave të kontestuara të hedhura në kutitë e gabuara nga votuesit por PS-ja pritet të ankojë sërish edhe mospërputhjen e votave gjatë vlerësimit të fletëvotimeve të kontestuara.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment