Përgjithmonë të rinj?

Një ilaç që ka marrë emërtimin "përgjithmonë të rinj" do t′i lejojë njerëzit të plaken më ngadalë, dhe do të jetë në dispozicion brenda 10 viteve.

Pr. Linda Partridge, një eksperte në gjenetikën e plakjes, tha se shkenca po përparon aq shumë, sa që së shpejti do të jetë e mundur për të parandaluar shumë nga sëmundjet e moshës.

Duke marrë një pilulë në ditë që nga mosha e mesme, ne do të plakemi pa u rrezikuar nga sëmundjet e trupit dhe mendjes, të tilla si Alzheimer dhe sëmundjet e zemrës.

Njerëzit do të mund të punojnë për më shumë kohë - ose thjesht të bëjnë më të mirën gjatë daljes së tyre në pension. Disa studime sugjerojnë se lëkura dhe flokët do ta mbajnë shkëlqimin e tyre.

Sado të pabesueshme të duken parashikimet, ato janë të bazuara në studime shkencore nga e gjithë bota.

Shkencëtarët kanë zbuluar gjenet e rëndësishme të lidhura me jetëgjatësinë dhe shëndetin- dhe kanë gjetur mënyra se si të veprojnë me to, të paktën tek kafshët. 


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment